Shorti i Champions League/ Zbardhen duelet e 1/8-ve, Real Madrid përballet me Manchester City-n

27 Shkurt 2026 | 12:20

Janë zbuluar çiftet e fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League, pas shortit të hedhur këtë të premte,  në Nion të Zvicrës. Shorti dhuroi përballje mjaft interesante dhe sfida të nivelit të lartë mes klubeve më të forta të Europës.

Shorti ka rezervuar disa duele “big”, me vëmendjen që përqendrohet te takimet mes Real Madrid dhe Manchester City-t, përballje që pritet të jenë spektakolare dhe vendimtare për ambiciet e të dyja skuadrave.

PSG-Chelsea do të jetë përballja tjetër “big”, ndërsa ndeshjet e para të këtij turi luhen më 10-11 mars, dhe ndeshjet e kthimit më 17-18 mars.

Goglat ndërkohë u treguan bujarë me Barcelona, që sfidon Newcastle, ndërsa Liverpool mat forcat me Galatasaray dhe Bayern Munich me Atalanta.

Sfidë interesante është edhe Atletico-Tottenham. Arsenal do të sfidojë Leverkusen, ndërsa përballja mes dy surprizave është ajo midis Bodø/Glimt dhe Sporting Lisbon.

Këto janë çiftet e plota të fazës së 1/8-ve:

Real Madrid – Manchester City
Bodø/Glimt – Sporting CP
Paris Saint-Germain – Chelsea
Newcastle United – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Atlético Madrid – Tottenham Hotspur
Bayern Munich – Atalanta
Bayer Leverkusen – Arsenal

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

Qytetarët prej disa orësh para Kryeministrisë po vijojnë marshimin e tyre teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta...
20:01 | 27/06/2026

Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve...
19:31 | 27/06/2026

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:59 | 27/06/2026