Shorti për “Katar 2022”, Reja: I vështirë, luajmë për eksperiencë
Është hedhur pasditen e sotme shorti i kualifikueseve për botërorin “KATAR 2022″. Kombëtarja shqiptare do jetë pjesë e grupit I, bashkë me kundërshtarë shumë të fortë si Anglia, Polonia e Hungaria, por edhe dy më të lehta si Andorra e San Marino. Një grup mjaft i komplikuar edhe për Kosovën, që do të duhet të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë. Ndeshjet e para kualifikuese do të nisin në mars të vitit të ardhshëm.
Menjëherë pas shortit ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit Edoardo Reja. Tekniku italian është i vetëdijshëm që kundërshtarët janë shumë të fortë dhe e vetmja gjë që mund të fitojë përfaqësuesja jonë në këtë grup është eksperienca.
“Nuk ishim me fat te shorti, them se na ka penalizuar. Anglia është kokë grupi dhe dihej që do na binte një ekip i fortë, ndaj pranohet. Polonia është e fortë, na ra një nga më të fortat në vazon e dytë. Hungaria tani po bën shumë mirë. Shpresoja në grup tjetër, te Danimarka e Kroacia. Gjithsesi do të luajmë, edhe pse kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon dhe Andorrën i llogaritin të gjithë pikë të plota dhe nuk ka nevojë për shumë komente”, deklaroi Reja.
“Nuk është se nuk do t’i provojmë shanset tona. Do provojmë gjithçka në fushë. Është e vështirë, nëse kapim vendin e tretë do tregojmë se kemi rritje. Këto ndeshja na japin shumë eksperiencë. Nëse nuk ia dalim të kualifikohemi në Botërorit, atëherë do mundohemi të jemi gati për kualifikueset e Europianit. Sot votova Lwandowskin si lojtarin më të mirë dhe uroj të mos jetë në formë kur të luajë kundër nesh”
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni