Shpallet në kërkim “Rrumi i Shijakut”, rrëmbeu dy vëllezërit | 5 zhvillime

4 Tetor 2022 | 20:49
  • Shpallet në kërkim “Rrumi i Shijakut”, i përfshirë në rrëmbimin e dy vëllezërve

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për operacionin “Porositësi”, ku janë arrestuar 14 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë. Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.

Lexoni për më shumë: Shpallet në kërkim “Rrumi i Shijakut”, i përfshirë në rrëmbimin e dy vëllezërve

  • 2 vëllezërit Beqiraj po planifikonin vrasjen e ‘Rrumit të Shijakut’ (DETAJET)

Këtë të martë, autoritetet kanë goditur një grup kriminal në Durrës, ku janë arrestuar 15 persona si të dyshuar për vrasje dhe trafik armësh.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos i njohur edhe ndryshe si ‘Rrumi’.

Ndërkohë mësohet se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin edhe vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Lexoni për më shumë: 2 vëllezërit Beqiraj po planifikonin vrasjen e ‘Rrumit të Shijakut’ (DETAJET)

  • PD zbardh takimin mes Berishës dhe Metës në selinë blu

Partia Demokratike ka publikuar një njoftim, në lidhje me takimin mes kryedemokratit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë në selinë blu.

Në takimin që zgjati rreth 30 minuta, u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore.

Lexoni për më shumë: PD zbardh takimin mes Berishës dhe Metës në selinë blu

Ilir Meta në selinë e PD-së
  • Basha përgatit rikthimin, deputetët ‘presion’ gjykatës për statutin

Rreth 8 muaj para zgjedhjeve të ardhshme lokale Partia Demokratike është sërish e përçarë dhe me rrezikun konkret që të përsëris 6 marsin.

Që prej muajit mars nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës se cili statut është i vlefshëm për Partinë Demokratike, ai i 11 dhjetorit, apo ai i 18 dhjetorit.

Por krahas këtyre zhvillimeve, ditët e fundit është vënë re edhe një riaktivizim i ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Lexoni për më shumë: Basha përgatit rikthimin, deputetët ‘presion’ gjykatës për statutin

  • ‘Ethet’ e garës, kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama

Kur na ndajnë 8 muaj nga zgjedhjet lokale, ethet elektorale për kandidatët që do të garojnë kanë nisur.

Socialistët që janë në pushtet që prej 2013-ës, kanë si synim të ruajnë një rezultat pozitiv në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.

Lexoni për më shumë: ‘Ethet’ e garës, kush janë kryebashkiakët që do rikonfirmojë Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026