Shpërbëhet organizata terroriste në Spanjë, mes 3 të arrestuarve edhe udhëheqësi
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar këtë të hënë se një organizatë e cilësuar si terroriste nga BE-ja, është shpërbërë. Tre persona u arrestuan dhe njëri prej tyre konsiderohet si udhëheqësi i organizatës. Ata po mbahen në paraburgim në provincën lindore spanjolle të Castellon, në veri të Valencias.
Policia zbuloi një arsenal që përfshinte dy armë zjarri, shtatë armë stërvitjeje, municione, më shumë se 20 thika, pajisje taktike dhe materiale neonaziste.
Arrestimet erdhën në një kohë kur ndjenjat e ekstremit të djathtë janë në rritje në Spanjë, me sondazhet që tregojnë mbështetje në rritje nga të rinjtë për organizatat nacionaliste.
“Baza” është një organizatë neonaziste e themeluar në Shtetet e Bashkuara nga Rinaldo Nazaro në vitin 2018. Organizata promovon një ideologji që kërkon të përshpejtojë rrëzimin e institucioneve demokratike përmes sulmeve të dhunshme.
“Udhëheqësi i celulës spanjolle ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me themeluesin eorganizatës, i cili një muaj më parë bëri thirrje për bashkimin e celulave të shpërndara në vende të ndryshme”, tha policia në një deklaratë.
Policia shtoi se të dyshuarit ishin radikalizuar shumë dhe kishin kaluar trajnime paraushtarake. Ata gjithashtu kishin shprehur gatishmëri për të kryer sulme selektive dhe po përdornin mediat sociale për të tërhequr ndjekës.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë