Shpërblimi për pensionistët nga taksa e HEC private, shuma në diskutim
Taksa e rritur e prodhuesve të energjisë pritet të shkojë si bonus për pensionistët, por mënyra se si do të ndahet është ende në diskutim.
Për moshën e tretë, do të ketë shtesë në pensione deri në 7%, aq sa është edhe niveli i inflacionit.
“Kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond që i dedikohet mbështetjes sociale, po punojmë për rritjen e pagave dhe synojmë të rriten jo vetëm për administratë publike, por edhe në sektorin privat. Sa i përket pensioneve, kemi një politikë të indeksuar për indeksimin në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të shkuar u indeksuan 2 herë, do vijomë me këtë praktikë që efektet e krizës të mos ndikojnë tek pensionistët. Nuk kemi përcaktuar ende një politikë për dhënien e një shpërblim në muajin prill”, tha ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Ministrja foli edhe për politikën e pagave, të cilat do të vazhdojnë të rriten, dhe për këtë mori si referencë edhe vendimin për rritjen e pagës minimale.
695 mijë pensionistë morën 8000 lekë bonus në muajin janar, si ndihmë për të të përballuar rritjen e çmimeve, dhe një paketë e dytë shpërblimi u lajmërua nga kryeministri Rama në pjesën e parë të këtij vitit 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta