Shpërdorim detyre e korrupsion, arrestohen 4 punonjësit e doganës në Korçë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të operacionit, ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë-Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.
Policia njofton se në kuadër të operacionit “Dinarët”, kanë rënë në pranga:
Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë-Thanë.
Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë-Thanë.
- B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë-Thanë
-J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë-Thanë
Po ashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” personat e identifikuar si:
J.H. 37 vjeç, banues në Librazhd
B.H 38 vjeç, banuese në Librazhd
F.G., 22 vjeç, banues në Librazhd
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë.
Nga kqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar tre personat e arrestuar për të kaluar mallrat kontrabandë në doganë.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta