Shpërndanin kokainë për turistët e huaj, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali
Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të moshave 20, 25 dhe 35 vjeç, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në zonën turistike të Miramares, në qytetin e Riminit.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan rreth 120 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e paketuar në doza të vogla. Operacioni u zhvillua në një apartament ku dyshohet se të arrestuarit tregtonin drogën kryesisht për turistët e huaj.
Njëri prej të arrestuarve, 20-vjeçari, u kap teksa po përgatitej për një “pazar” të ri droge, ndërsa dy bashkatdhetarët e tij po përpiqeshin të asgjësonin drogën duke e hedhur në tualet, sipas policisë.
Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu materiale paketimi, peshore precize dhe një makinë paketimi me vakum, të cilat do të përdoren si prova shtesë.
Autoritetet italiane bëjnë të ditur se të tre të rinjtë nuk kishin precedentë penalë. Ata janë dërguar në burgun e Riminit, ku do të qëndrojnë në pritje të vendimeve gjyqësore për veprimet e mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar