Shpërndante kokainë natën e Vitit të Ri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari shqiptar

1 Janar 2023 | 19:49

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar natën e ndërrimit të viteve në qytezën e Fidenzas në Itali. I riu u ndalua nga karbinierët për posedim të kokainës me qëllim shitjen e saj.

20-vjeçari rezulton një emër i njohur nga autoritetet në Itali, pasi u ndalua me të njëjtën akuzë në fillim të dhjetorit të kaluar. Ai u vu re në mbrëmjen e vonë të 31 dhjetorit duke drejtuar të njëjtën makinë të kontrolluar më parë, teksa kishte mbërritur në qendër të qytetit i vetëm.

Të alarmuar nga mënyra e drejtimit të makinës, karabinierët e ndoqën me maturi, duke kërkuar mbështetje edhe nga kolegët me rroba civile.

Më tej duke patur dyshime mbi sjelljen e subjektit, i cili endej pa një destinacion të caktuar nëpër rrugët e qytetit dhe duke folur  vazhdimisht në telefon, karabinierët vendosën ta ndalonin dhe ta kontrollonin.

Njëzet vjeçari, duke qenë se në fillim të dhjetorit kishte fshehur disa doza kokainë brenda çakmakut, iu nënshtrua sërish një kontrolli. Kësaj radhe atij iu gjet një zarf me 500 euro dhe me 22 doza kokainë.

Karabinierët e arrestuan me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim tregtimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026