“Shpërqëndrojnë fëmijët”-  Holanda ndalon telefonat në klasa

5 Korrik 2023 | 14:29

Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqëndruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqëndruar nga mësimi.

Urdhëri do të hyjë në fuqi më datë 1 Janar 2024. Ministri i Arsimit në Holandë, Robbert Dijkgraaf gjatë një deklarate, tha se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë.

“Telefonat celularë janë një shqetësim, tregojnë kërkimet shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”, tha ai.

Të përjashtuar nga ky rregull i ri janë fëmijët  me nevoja të veçanta të cilët i kanë të nevojshme pajisjet elektonike, pasi i ndihmon për të kuptuar mësimin më mirë.

Shkollave do t’u jepet koha e nevojshme për të krijuar planin, ndërsa të gjitha institucionet arsimore të cilat nuk do të zbatojnë këtë ligj të ri do të gjobiten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026