Shpërthejnë protestat në SHBA, kundërshtohen politikat kundër emigrantëve dhe Gazës
Disa mijëra protestues u mblodhën në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kundër politikave të administratës Trump, nga ofensiva kundër emigrantëve të paligjshëm deri te tërheqja e të drejtave të transgjinorëve dhe propozimi për të larguar palestinezët nga Rripi i Gazës.
Në Austin, disa qindra qytetarë marshuan rrugëve dhe përreth godinës së qeverisë lokale, duke ngritur pankarta dhe parulla.
“Në fund të ditës, ne jemi një vend emigrantësh. Unë vij nga një familje emigrantësh që jetojnë këtu prej gjeneratash. Të gjithë këtu janë emigrantë. Emigrantët e kanë ndërtuar këtë vend dhe e kanë bërë atë që është, ndaj ne nuk mund t’u kthejmë shpinën njerëzve që e ngritën këtë vend dhe që ende kontribuojnë për të,” deklaroi një protestuese.
Protestat ishin rezultat i një lëvizjeje që i organizoi manifestimet online me hashtagjet “Të ngrihet rezistenca” dhe “50 501”, që simbolizon 50 protesta në 50 shtete brenda një dite.
Në faqet online dhe në profilet në rrjetet sociale, lëvizja bën thirrje për aksion me mesazhet “Poshtë fashizmi” dhe “Të mbrojmë demokracinë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare