Shpërthen babai në Greqi: Kam djalin aty, ta paguajnë ata që shkaktuan këtë tragjedi

1 Mars 2023 | 11:45

Ekipet e emergjencave në Larisa po vijojnë punën për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve që mund të kenë mbetur brenda trenit të pasegjerëve që u aksidentua në Greqi.

Treni, brenda të cilit ndodheshin 350 udhëtarë, u përplas në afërsi të qyetzës së Tempes në Larisa me një tren mallrash, duke bërë që të shpërthente në flakë.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe familjarët e udhëtarëve të cilët presin për lajme të mira nga të afërmit e tyre.

Aktualisht raportohet për 36 viktima, një pjesë e të cilëve nuk janë identifikuar ende pasi janë të karbonizuar.

Mediat greke kanë publikuar deklarimet e trishat të një babai, i cili pret të gjejë të gjallë në tren djalin e tij.

Një baba, djali 26-vjeçar i të cilit është zhdukur pas tragjedisë së përplasjes së trenit në Tempe, është në dëshpërim jashtë linjës hekurudhore.

“Djali im mungon bashkë me shokun e tij. Ata kishin shkuar për të parë të dashurat e tyre.  Policia na pyet se çfarë rrobash kishin veshur nëse kishin tatuazhe apo mbanin vathë për t’u identifikuar. Ne nuk dimë asgjë, nuk dimë ku janë njerëzit tanë. Le të paguajnë të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë tragjedi. Jemi në 2023-shin dhe trenat po përplasen dhe madje në një linjë të dyfishtë, kjo ëhstë absurde”, tha babai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026