Shpërthen kolera në Zimbabve, ndalohen tubimet e mëdha

12 Tetor 2023 | 15:57

Qeveria në Zimbabve ka ndaluar tubimet e mëdha në disa pjesë të vendit dhe ka rritur mbikëqyrjen në kufi, në një përpjekje për të frenuar një rritje të rasteve të kolerës.

Me 100 vdekje në më shumë se 41 rrethe dhe gati 5 mijë raste të sëmundjes së shkaktuar nga uji, autoritetet i frikësohen një përsëritjeje të epidemisë së vitit 2008, ku vdiqën 4 mijë njerëz.

“Ne jemi të shqetësuar se ka një shpërthim, duhet të shtojmë veprimet tona,” – tha këshilltarja e qeverisë për shëndetin publik, Agnes Mahomva.

Manicaland, një provincë në kufi me Mozambikun, ka regjistruar numrin më të madh të rasteve – më shumë se 1 mijë, ndërkohë pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhën në shtator.

Zona të tjera si Bikita, në provincën Masvingo, në jug të Zimbabve, janë shpallur zona me rrezik të lartë. Në rrethin Buhera, tubimet e mëdha janë ndaluar për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Jo më shumë se 50 persona lejohen të marrin pjesë në funerale dhe ushqimi nuk mund të shërbehet. Njerëzve u është thënë gjithashtu të shmangin shtrëngimin e duarve.

Qeveria gjithashtu këshilloi publikun në provincat Manicaland dhe Masvingo që të mos marrin pjesë në tregje të hapura apo tubime shoqërore.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë publikun që të ketë kujdes dhe të ndjekë procedurat për të ruajtur higjienën,” – tha Mahomva, duke shtuar se qeveria po zbaton një strategji kundër kolerës në të gjithë vendin.

Mungesa e vazhdueshme e ujit në Zimbabve dhe një sistem sanitar i cunguar kanë shkaktuar disa shpërthime kolere në vitet e fundit. Në disa zona, veçanërisht në Harare dhe Bulawayo, njerëzit qëndrojnë për muaj të tërë pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa ujërat e zeza të papërpunuara janë një pamje e zakonshme në fshatra.

Kjo i ka detyruar njerëzit të përdorin burime të pasigurta uji, duke përfshirë puset e cekëta që përmbajnë fekale nga gypat e dëmtuar të kanalizimeve.

Në Chitungwiza, era e keqe e ujërave të zeza të papërpunuara mbush ajrin dhe njerëzit kanë frikë se fëmijët e tyre do të sëmuren.

Në Harare, fshatrat Budiriro dhe Glen View, në perëndim të kryeqytetit, janë shpallur zona të kuqe pasi konsiderohen zona me rrezik të lartë.

Edhe pse vetëm 13 raste janë konfirmuar në Harare, me tre të shtruar në spital, autoriteti lokal ka regjistruar një rritje të rasteve të dyshuara në qytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026