Shpërthen Myslim Murrizi: Sali Berishës i do qejfi të bëjë protestë në 6 dhjetor!
Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi thotë se vendimi për të protestuar më 6 dhjetor është e drejta e opozitës dhe nuk është një protestë kundër ndërkombëtarëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi u shpreh se opozita ka një mijë arsye për të protestuar, ndërsa theksoi se data nuk ka asnjë lidhje me mysafirët, por siç tha është çështje qejfi.
“Nuk po protestojmë kundër ndërkombëtarëve, nëse është kundër tyre unë nuk dal, më gjej një ditë që këtu nuk ka ndërkombëtarë? Protesta nuk kushtëzohen kundër çdo mysafiri këtu. protesta është kundër qeverisë. A mos duhet të flasim me presidentin francez për datën? A po më pyet pse kjo datë? Se me do qejfi në datën 6. Këta kur u do qejfi bëjnë çdo gjë. A e filluan luftën për qejf këta në 24 shkurt, secili ka qejfet e veta”, tha Murrizi.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”