Shpërthim në një pallat në Rumani: Tre të vdekur dhe 13 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi dy kate të një pallati në kryeqytetin e Rumanisë të premten, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur të paktën 13 të tjerë, thanë autoritetet.
Shpërthimi preku katet e pestë dhe të gjashtë të ndërtesës tetëkatëshe, sipas Inspektoratit të Situatave të Emergjencave.
“Të paktën 500 persona nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në shtëpitë e tyre. Bashkia, të gjithë kryetarët e bashkive të rretheve, prefektura, të gjitha këto struktura janë mobilizuar. Ne kemi një plan të fortë që po e zbatojmë tani”, tha kryebashkiaku i përkohshëm i Bukureshtit, Stelian Bujduveanu.
11 zjarrfikëse dhe katër njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv, u dërguan në vendin e shpërthimit në Calea Rahovei në Sektorin 5 të Bukureshtit.
Ende nuk dihet shkakui këtij shpërthimi.
Të gjithë banorët u evakuuan nga ndërtesa dhe ekipet e shpëtimit kryen operacione kërkimi për të identifikuar të gjithë të bllokuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)