Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në Tiranë
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë. Ngjarja u shënua në zonën e Porcelanit, dyshohet në katin e dytë të një pallati.
Tritoli ka shpërthyer në një dyqan për shërbime interneti, në pronësi të pronarit të MCN TV, Endri Meksi. Ngjarja u shënua rreth orës 04.30 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat antieksploziv dhe efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërkohë që ka nisur këqyrja e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur detaje nga ngjarja.
Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e regjistruar mëngjesin e së dielës në Tiranë. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bën me “dije se rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit Endri Meksi, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”.
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev