Shpërthim me bombë në Athinë/ Eksploziv pranë godinës së ministrisë së punës
Një shpërthim me bombë ka ndodhur pranë godinës së ministrisë së Punës në Athinë ne orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa theu xhamat si në ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera pranë.
Sipas mediave greke, shpërthimit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për bombën.
Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e një banke, e cila ndodhet përballë ministrisë. Sipas policisë, bomba e cila ishte vendosur në një çantë shpine, ka shpërthyer në orën 01:29.
Raportohet se pas kësaj ngjarjeje qëndron organizata “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”, e cila, sipas mediave, është e panjohur më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata