Shpërthime në Kiev pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar shpërthime në qytet, teksa kryeqyteti ukrainas u përball edhe me një sulm të ri rus me raketa dhe dronë më 13 nëntor.
“Më shumë dronë po hyjnë në kryeqytet. Rreziku nga raketat vazhdon. Mos dilni nga strehimoret”, shkroi Klitschko në Telegram.
Forcat ajrore ukrainase paralajmëruan më herët se një tufë dronësh dhe raketash ruse ishin nisur drejt Kievit dhe lëshuan alarmin për sulme ajrore në mbarë shtetin.
“Presidenti rus, Vladimir Putin aktualisht po kryen sulme me raketa ndaj Kievit”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, javëve të fundit ka intensifikuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.
Sulmet e fundit ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe të energjisë, teksa ukrainasit po përgatiten edhe për një dimër në kohën kur lufta po vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë