Shpërthimi me tritol në Lezhë, policia jep detaje: Vetëm dëme materiale, një i shoqëruar
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e kësaj të mërkurë në Lezhë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren rreth orës 09:55.
Sipas njoftimit, shpërthimi ka ndodhur në një terren të hapur dhe ka shkatuar vetëm dëme material. Lidhur me ngjarjen është shoqëruar një i dyshuar teksa policia po punon për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të shpërthimit.
“Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%