Shpërthimi vrau 67-vjeçarin, gazetari jep detaje nga Gjykata e Shkodrës: Gerti Bushati vendosi lëndën plasëse
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga në një lidhje live nga Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka dhënë detaje të reja lidhur me 4 personat e arrestuar për shpërthimin me eksploziv që i mori jetën Hysni Ymerit.
Gazetari bën me dije se 4 të arrestuarit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi pritet të njihen me masën e sigurisë. Ai thekson se është zbardhur roli i Bushatit i cili ka vendosur lëndën plasëse dy ditë para ngjarjes që i mori jetën 67-vjeçarit.
Gjerga shton se ndaj 4 të arrestuarve rëndojnë akuzat vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim, shkatërrim i pronës me eksploziv, mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim si dhe prishje e qetësisë publike.
“Sipas hetimeve deri në këto momente, 4 personat kanë indicie që janë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Policia e Shkodrës ka provuar se Gerti Bushatii dy ditë para se të ndodhte ngjarja ka vendosur lëndën plasëse ne aparatin e matësve elektrike dhe më pas është larguar duke ndryshuar veshjen e tij.
I gjithë ky veprim është dokumentuar nga polica e Shkodrës. Pritet të zbulohet edhe roli i tre personave të tjerë të cilët edhe pas vendosjes së përgjuesve zonal dhe ambiental në ambientet e komisariatit të Shkodrës ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë”, tha ai.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran