Shpëtohen 100 persona nga uzina Azovstal, 100 mijë të bllokuar në Mariupol

2 Maj 2022 | 08:20

Autoritetet ukrainase shprehen se pas evakuimit të pjesshëm të civilëve nga uzina e çelikut kanë vijuar bombardimet e pjesshme ruse në qytetin port  të Mariupol.

Një ditë më parë Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje kur një pjesë e civilëve po evakuoheshin. Në të tjera imazhe tregohet se 100 persona u ndihmuan të largoheshin nga strehimoret e tyre nëntokësore.

Pas disa javësh në rrethim dhe të bllokuar, gra, fëmijë burra u larguan përmes një autobusi. Pasi arritën të shpëtonin shumë prej tyre rrëfejnë momentet  e vështira.

“Fëmijët kërkonin ushqim gjatë të gjithë kohës, të rriturit mund ta duronin më mirë urinë”, shprehet një e evakuuar.

“Ushtarët e Azov, erdhën në bunkerin tonë dhe thanë se po kërkonin apartamente. Ata bërtitën, duke pretenduar se pjesa më e madhe e qytetit ishte pro-ruse. Ata na thanë se kishin hyrë në shumë apartamente dhe kishin parë pothuajse në të gjitha vendet, flamurin rus. Për të qenë e sinqertë, unë nuk kisha një flamur rus në banesën time, as ukrainas”, rrëfen një tjetër banore.

Presidenti Zelenski falënderoi OKB-në dhe Kryqin e Kuq për ndihmën në organizimin e evakuimit.

“Sot më në fund arritëm të fillojmë evakuimin e njerëzve nga Azovstal. Pas shumë javësh negociata, pas shumë përpjekjesh, takime të ndryshme, thirrje, propozime. Nuk kishte asnjë ditë të vetme që të mos përpiqeshim të gjenim një zgjidhje që do të shpëtonte njerëzit tanë”, u shpreh presidenti.

Rreth 100.000 njerëz ende besohet të jenë të bllokuar në Mariupol, duke përfshirë 1000 civilë dhe rreth 2000 luftëtarë ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut të epokës sovjetike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026