Shpresë për fundin e grevës në Hollivud, studiot nisin negociatat me skenaristët

3 Gusht 2023 | 18:18

Studiot kinematografike kanë ndërmarrë hapat e parë drejt arritjes së një marrëveshjeje me aktorët dhe skenaristët, pas nisjes së grevave që futën në ngërç Hollivudin.

Krerët e kompanive të produksionit, si ato të ekranit të madh dhe ato të ekranit të vogël, kanë kërkuar një takim me krerët e sindikatës së skenaristëve.

Kjo është hera e parë që nga nisja e grevës në muajin maj që gjigantët e kinemasë bëjnë një lëvizje drejt hapjes së negociatave. Takimi, që do të mbahet të premten e 4 gushtit, do të ketë në fokus të bisedimeve riaktivizimin e kontratave.

U deshën tre muaj grevë që të hidhej ky hap për zgjidhjen e krizës. Në grevën e skenaristëve të vitit 2007 u deshën 12 ditë përpara se kompanitë të hapnin dyert për bisedime.

Grevat kanë zgjatur mjaftueshëm dhe kanë çuar në shtyrjen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Emmy” të vitit 2023 në vitin 2024.

Por ndërsa kompanitë lider janë vënë në kontakt me Shoqatën Amerikane të Skenaristëve, nuk ka pasur kontakte me sindikatën e Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.

Të pyetur nga mediat mbi mundësinë për një takim të tillë, studiot kinematografike kanë deklaruar se mbeten të hapura për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja sindikatat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026