Shqipëria bashkohet me SHBA në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit

31 Korrik 2025 | 22:02

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Gjermanisë, Francës dhe dhjetë vendeve të tjera evropiane në një deklaratë të përbashkët që dënon ashpër kërcënimet në rritje të Iranit ndaj qytetarëve perëndimorë përfshirë edhe ata në territorin shqiptar.

“Jemi të gjithë të një mendjeje: Irani duhet të ndalë menjëherë sulmet ndaj qytetarëve tanë në tokën tonë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas deklaratës, shërbimet iraniane të inteligjencës janë përfshirë në veprime të paligjshme që përfshijnë tentativa për vrasje, rrëmbime dhe ngacmime ndaj gazetarëve, disidentëve, qytetarëve hebrenj dhe ish-zyrtarëve në vendet e Evropës dhe Amerikës së Veriut përfshirë edhe Shqipërinë. Më tej theksohet se Irani po bashkëpunon me grupe kriminale ndërkombëtare për të realizuar këto akte.

Ky reagim i fortë vjen vetëm pak vite pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit, pasi autoritetet shqiptare zbuluan përfshirjen e Iranit në një sulm kibernetik ndaj infrastrukturës shtetërore shqiptare në vitin 2022. Po atë vit, Shqipëria dëboi të gjithë stafin diplomatik iranian nga vendi.

“Veprime të tilla janë shkelje të qarta të sovranitetit tonë dhe janë të papranueshme. I bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë menjëherë çdo aktivitet të paligjshëm në territorin tonë,” thuhet në deklaratë.

Shqipëria, e cila prej vitesh strehon anëtarë të opozitës iraniane në mërgim, është shpesh në qendër të interesit të shërbimeve iraniane, çka e bën këtë deklaratë një sinjal të qartë për unitetin dhe vendosmërinë e vendeve perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe qytetarët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026