Shqipëria bleu sasi rekord nafte në 2023, gjysma erdhi nga India

22 Shkurt 2024 | 14:44

Shqipëria ka importuar në vitin 2023, 614 mijë tonë karburante, sasia më e madhe e regjistruar ndonjëherë, dhe që i afrohet vetëm vitit 2021, kur në vendin tonë hynë 611 mijë tonë.

Arsyet janë të lidhura me kërkesën për konsum, kur në vendin tonë hynë një valë e madhe turistësh. Po ashtu, edhe ulja e cmimit të naftës në pompë në 190 lekë nga 250 që arriti në vitin 2022, ndikoi në prurjet e mëdha të saj nga jashtë.

Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së naftës erdhi nga India. Nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante, teksa importet me partnerët historikë, si Italia kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Shoqatat e Hidrokarbureve thonë se në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Në statistikat vjetore të Ministrisë së Financave, ku nuk llogaritet nafta kontrabandë, Shqipëria ka importuar në vitet 2000 mesatarisht 340 mijë tonë karburante. Në dekadën e dytë blerjet mestare ishin 480  mijë tonë dhe pas vitit 2020 ato regjistrohen mbi 550 mijë tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026