‘Shqipëria do të jetë kampione absolute e turizmit në Ballkan’, Rama tregon për gazetaren Ilva Tare objektivat e 4 viteve të ardhshme
Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse si politikan prej 23 vitesh ndihet përgjegjës për Shqipërinë që është sot, u përgjigj se ka të gjithë përgjegjësinë dhe krenarinë për çfarë është bërë në 8 vjet, kohë në të cilën siç tha ka bërë më shumë kushdo tjetër.
Sipas tij, qeveria e majtë ka vendosur bazat për t’u ngjitur më lart dhe për të krijuar bazat e një shteti që mund të jetë shtëpia e përbashkët për të gjithë shqiptarët.
I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se çfarë është më lart pas këtyre 8 viteve të tij në pushtet, kreu i qeverisë u shpreh se gjithçka sot është më lart se 8 vjet më parë dhe do të jetë edhe më lart nëse PS qëndron në pushtet 4 vite në vazhdim.
Z. Rama u shpreh se vizioni i tij është që Shqipëria të bëhet një kampione absolute në fushën e turizmit dhe agroturizmit.
“Më lart nga këtu e shoh Shqipërinë kampione absolute të turizmit në Ballkan brenda 4 viteve të ardhme, kampione në agroturizëm. Po flas për nivel kampioni. Ajo që do bëjmë ne në 4 vitet e ardhme është që ta fusim Shqipërinë në Champions Legue e turizmit të Evropës në kuptimin e të ardhurave për frymë që do të prodhojë nga turizmi, për energjinë do të jemi kampion në Ballkan”, tha kreu i qeverisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz