Shqipëria importoi energji me vlerë 21 milion euro për muajin qershor
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka kushtuar 21 milion euro Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Çmimet e energjisë gjatë javës së fundit kanë kërcyer si në tregun vendas dhe në bursat ndërkombëtare, duke u rritur me 50% krahasuar me javët e para të muajit.
KESH ka blerë në një tender të fundit për 14900 megavat orë energji elektrike me një çmim mesatar prej 335 euro për megavat orë.
Për sasi të ngjashme në javët e tjera, korporata ka paguar një çmim mesatar prej 225 euro për megavat orë.
Çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare janë rritur për shkak të kërkesës së lartë të energjisë dhe uljes të prodhimit nga hidrocentralet, ndërsa pasiguritë janë në rritje për muajt korrik dhe gusht.
Aktualisht Shqipëria ka një rezervë hidrike prej 1100 gigavat orë, e mjaftueshme për të furnizuar vendin me energji për 2 muaj.
Energjia elektrike që po prodhohet për konsumin është përqëndruar te hidrocentrali i komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa Fierza po përdoret për të ruajtur sasitë ujore të kaskadë.
Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 289 metra, nivele të ngashme me mesataren shumëvjeçare të kësaj periudhe.
KESH ka përdorur këtë muaj instrumentin për optimizimin e energjisë elektrik, duke blerë lirë në një rast energjinë dhe shitur shtrenjtë. Nga ky operacion ka fituar 185 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta