Shqipëria jashtë, cilat janë shtete që u kualifikuan për në finalen e Eurovizion

10 Maj 2024 | 16:51

Besa Kokdhima nuk ka arritur ta dërgojë Shqipërinë në finalen e Eurovision. Votat e publikut nuk mjaftuan, për ta çuar këngën “Titan”, në gjysmëfinalen e festivalit. Edhe pse ishte një ndër performacat më të pëlqyera nga publiku, sidomos në rrjetet sociale, Besa nuk arriti të mbledhë votat e mjaftueshme.

Ajo përformoi e dyta mbrëmjen e 9 Majit, shoqëruar nga balerinët profesionistë.

Këngët që arritën të kalonin në finale, mbrëmjene  dytë ishin Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Finalja e madhe do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2024 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane...
20:23 | 12/07/2026

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026