Shqipëria konfirmon miqësoren e tretë përpara nisjes së Euro 2024

23 Shkurt 2024 | 11:13

Shqipëri-Lihtenshtejn është miqësorja e tretë që do të luhet nga kombëtarja shqiptare në prag të nisjes së kampionatit evropian. Sfida do të luhet më 3 qershor, ndërsa vendi i pëqrzgjedhur është Austria, teksa stadiumi dhe orari ende nuk janë zyrtarizuar. Kujtojmë që kjo është përballja numër 4 mes këtyre dy kombëtareve, ku 3 të mëparshmet janë fituar nga kuqezinjtë. 2 kanë qenë të vlefshme për kualifikueset drejt kampionatit botëror, teksa tjetra ishte një miqësore.

Sa i përket sfidave që i presin kuqezinjtë përpara kampionatit evropian, kjo do të jetë e treta, teksa edhe kombëtarja e katërt do të publikohet në ditët në vijim. Shqipëria do të luajë miqësoren e parë më 22 mars në Itali përballë Kilit dhe 3 ditë më pas ndaj Suedisë në Stokholm. Aktualisht nuk ka asnjë informacion sa i përket biletave, por do të publikohen dhe cmimet në faqen zyrtare të FSHF.

Përgjatë këtyre kohëve trajneri Sylvinho ka vijuar punën në heshtje për të përgatitur grupin i cili do të marrë pjesë në finalet e kampionatit evropian. Lojtarët më në formë do të mbrojnë ngjyrat kuqezi, teksa mund të ketë edhe surpriza në përzgjedhjet e brazilianit. Kujtojmë se rrugëtimi ynë nis zyrtarisht më 15 qershor ndaj Italisë, për të vijuar më pas më 19 qershor me Kroacinë e ndeshja e tretë ajo ndaj Spanjës 5 ditë më pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026