Shqipëria me arsim të detyrueshëm për 9 vite, në BE arrin deri në 15 vjet
Shqipëria nuk po hedh asnjë hap për të bërë të detyruar mësimin në shkollën e mesme. Planet afatmesme përjashtojnë të rinjtë mbi 15 vjeç nga edukimi i detyrueshëm, ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian ku arsimi i detyruar përfshin edhe gjimnazin.
Arsimi i detyrueshëm në Shqipëri përfshin fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Pas mbylljes së ciklit 9-vjecar, 3 vitet e shkollës së mesme nuk janë të detyruara.
Statistikat tregojnë se 5 % e të rinjve nuk regjistrohen në gjimnaz dhe një numër i konsiderueshëm e braktisin shkollën para se të arrijnë klasën e Maturës.
Zgjedhjet vetjake, pamundësitë ekonomike, moslejimi nga prindërit kryesisht për vajzat dhe emigrimi, janë faktorët që frenojnë të rinjtë të ndjekin gjimnazin.
Kongresi i Arsimit i mbajtur ditën e parë të shkollës, nuk adreson arsim të detyrueshëm pas moshës 15-vjecare.
Një plan i tillë nuk është i përfshirë as në buxhetin afatmesëm 2024 e as në strategjinë e arsimit deri në 2026.
Me programin arsimor që ka Shqipëria, bashkohet sot me 8 shtete të tjerë në Europë, ku edukimi i detyrueshëm nuk shkon përtej moshës 15 vjeçare, duke u kufizuar në 9 vite.
Shtetet e tjera kanë parë mundësinë për të rritur fashën me 10 deri në 13 vite, kohë kjo që i përgjigjet jo vetëm mbarimit të shkollës së mesme, por edhe moshës së hershme kur starton edukimi. Franca është i vetmi shtet, ku arsimi i detyruar zgjat 15 vite, dhe nis në moshën 3-vjecare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta