Shqipëria me fat në Ligën e Kombeve, UEFA përjashton Rusinë
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur këtë të hënë, përjashtimin e Rusisë nga çdo kompeticion futbollistik në rang kombëtaresh dhe klubesh deri në vitin 2023.
Kjo do të thotë se kombëtarja ruse e futbollit nuk do të ndeshet ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Një lajm i mirë ky për kombëtaren shqiptare, pasi Rusia konsiderohej si skuadra më e fortë në grupin 2 të Ligës B, në të cilën bëjnë pjesë edhe Izraeli e Islanda.
“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe do të renditet automatikisht e katërta në këtë grup. Si rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës në grupe dhe do të renditen në vendin e 16, të fundit, në Ligën B”, shkruhet në pjesën e vendimit që i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve 2022”, thuhet në faqen e UEFA-s.
Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, UEFA ka refuzuar ofertën e Rusisë për të qenë vend organizator i “Euro 2028” ose “Euro 2020”.
Ndërsa, asnjë klub rus nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës në edicionin 2022-2023.
LEXONI GJITHASHTU
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
Infantino: Trump më telefonoi vërtet, por organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura
Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave
- 19:00 Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara