Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike. Në prani të kryeministrit, Edi Rama, Ministrat Enea Karakaçi dhe Delina Ibrahimaj në emër të Qeverisë Shqiptare, nënshkruan me kompaninë ENI Memorandumin e Bashkëpunimit i cili i hap rrugë vlerësimit të mundësive për krijimin e një HUB-i Kombëtar të produkteve energjetike në vendin tonë.
Memorandumi parashikon realizimin e studimeve të fazuara mbi fizibilitetin teknik, ekonomik, financiar, ligjor dhe rregullator të këtij projekti strategjik si dhe vlerësimin e mundësive për furnizimin e tregut shqiptar me produkte energjetike.
Në fjalën e tij, ministri Karakaçi theksoi se për Qeverinë Shqiptare siguria energjetike është një element themelor i sigurisë kombëtare, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve ndaj ky memorandum është një hap më shumë drejt këtij objektivi. “Objektivi ynë është i qartë. Të rrisim sigurinë e furnizimit, të ulim ekspozimin ndaj goditjeve të tregjeve ndërkombëtare dhe të sigurojmë që ekonomia shqiptare të ketë energjinë e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e saj afatgjatë. Në të njëjtën linjë është vlerësuar maksimalisht edhe sektori i hidrokarbureve, ku qeveria ka marrë hapa të rëndësishëm për rregullimin sektorial”, tha Karakaçi.
Siguria energjetike nuk mund të mbështetet vetëm tek mekanizmat e tregut. Ajo është një përgjegjësi strategjike e shtetit, vijoi më tej Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë duke bërë të ditur se tashmë është hartuar projektligji i ri për krijimin dhe menaxhimin e rezervave strategjike të naftës në vend
“Studimi i mundësisë për krijimin e një Hub-i Kombëtar të Produkteve Energjetike merr një rëndësi të veçantë. Ai mund të përbëjë një instrument të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve kombëtare të magazinimit, garantimin e stoqeve strategjike dhe për rritjen e sigurisë së furnizimit për ekonominë shqiptare. Sot nuk po marrim një vendim definitiv për një investim. Sot po ndërmarrim hapin e duhur për të studiuar me seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të gjitha alternativat që mund të kontribuojnë në sigurinë energjetike të vendit”, tha Karakaçi.
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë shprehu falënderimet për kompaninë ENI për gatishmërinë, ekspertizën dhe partneritetin e vazhdueshëm gjatë këtyre viteve në vendin tonë.
Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi