Shqipëria mori 650 mln euro eurobond, interes i lartë nga investitorët

17 Shkurt 2025 | 16:29

Qeveria ka arritur të marrë eurobondin 650 milionë euro në bursën angleze me normë interesi 5%. Ai duhet të shlyhet për 10 vite dhe me termat e dakordësuar, ky borxh ka më tepër avantazhe, në raport me borxhet paraardhës që janë marrë që nga viti 2010.

Për emetimin e Eurobondit, norma fillestare ka qenë 5.5%, por interesi i lartë nga investitorët për të dhënë më shumë para se kërkesa e qeverisë, e ka bërë më të favorshme marrëveshjen.

Kjo është hera e shtatë që vendi ynë merr hua në tregjet ndërkombëtare. Eurobondi i pare u emetua në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, borxh i cili është mbyllur. Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me 450 milionë euro, dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë. Në vitin 2020 dhe 2021, vendi ynë mori dy herë nga  650 milionë eurosh, me kushte thuajse identike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026