Shqipëria për herë të parë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Na jep rëndësi të posaçme në arenën ndërkombëtare

1 Qershor 2021 | 21:50

Shqipëria do të marrë së shpejti rolin e vendit anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizatë ku vendi ynë bën pjesë prej 15 dhjetorit 1955. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se pavarësisht se do të ketë votimi, Shqipëria e ka të garantuar pozicionin pasi është e vetmja kandidate në grupin e vendeve të Evropës Lindore.

“Shqipëria bën pjesë në grupin e Evropës Lindore dhe në këtë pikë është mes konsensusit të gjithë anëtarëve që Shqipëria do të jetë kandidat i vetëm dhe konsensual. Që do të thotë se zgjedhja është e sigurt. Pikërisht jo se i ka ardhur radha por sepse ka pasur një dakordësi dhe një lobim të gjatë që Shqipërisë i takon që të mbështet nga të gjitha vendet e grupit të vet”, deklaroi znj. Xhaçka.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se kjo vjen kryesisht për shkak të lobimit dhe rolit që Shqipëria ka luajtur me politikën e saj të jashtme.

“Kemi vërtetë merita për këtë pozicion pasi është një pozicion që e marrim falë një lobimi të gjatë por edhe besueshmërisë së Shqipërisë sa i takon politikës së saj të jashtme, diplomacisë, prestigjit të saj të jashtëm, bashkëpunimi dypalësh por edhe multilateral por edhe kontributi i dhënë për paqen në misione të vetë OKB, por edhe të NATO-s dhe BE-së”, shtoi znj. Xhaçka.

Këshilli i Sigurimit një nga organet më të larta të OKB-së përbehet nga 15 vende, 5 të përhershme me fuqinë e vetos (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca) dhe 10 anëtarë të përkohshëm që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e OKB.

Për Shqipërinë, tha znj. Xhaçka kjo do të thotë se do të marrë vendime nga më të rëndësishmet në atë tryezë dhe politika e jashtme do të njohë një tjetër nivel rëndësie dhe prestigji si dhe Shqipëria do të ketë mundësinë që të krijojë raporte shumë më të ngushta dhe bashkëpunime me vende shumë të fuqishme.

“Do të thotë të negociosh për vendime të rëndësishme dhe të kësisoj të rrisësh edhe rëndësinë e posaçme të vendit tënd në arenën ndërkombëtare sa i takon dhe një harte të interesave strategjike të vendit tonë”, deklaroi ajo.

Kryediplomatja e Shqipërisë tha se njohja e Kosovës është një nga interesat kombëtare dhe roli i ri në Këshillin e Sigurimit në OKB do të shfrytëzohet për këtë qëllim.

“Pavarësia e Kosovës është një interes strategjik i politikës sonë të jashtme është një interes kombëtar i Shqipërisë. Siç kemi qenë aktorë kryesorë për të avancuar këtë objektiv i Kosovës por që është absolutisht edhe i joni, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në këtë detyrë për të qenë një zë më shumë edhe për të qenë një përfaqësues i të gjithë shqiptarëve në atë tryezë”, deklaroi znj. Xhaçka.

Ministrja e Jashtme theksoi se “nuk besoj se çështja e Kosovës do të zgjidhjet përmes Rusisë dhe Kinës apo përmes Këshillit të Sigurisë por do të zgjidhet përmes asaj që po mbështet SHBA dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi”.

Shqipëria do të përfaqësohet nga misioni i përhershëm në OKB, me ambasadoren, Besiana Kadare dhe ekipin e saj dhe një grup ekspertësh që do t’i atashohen grupi tonë atje. 15 ekspertë do të jenë shqiptarë por do të ketë edhe atashime nga aleatë në fusha ku mund të kemi nevojë.

“Kemi bërë dhe një thirrje të hapur për të afruar dhe për të garuar, ekspertë dhe profesionistë më të mirë që kanë një eksperiencë të posaçme dhe që kanë një paketë aftësishë dhe të dhënash për të qenë negociator të mirë dhe menaxherë të mirë të atyre që do të ndodhin në komitetet e Këshillit të Sigurimit dhe që interesi i Shqipërisë të përfaqësohet sa më mirë. Prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB do të jetë respektimi i të drejtave të grave si kontribut për paqen dhe sigurinë, respektimi I të drejtave të njeriut dhe I ligjit ndërkombëtar, lufta ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit, ndryshimet e klimës, degradimi i mjedisit, etj.”, përfundoi znj. Xhaçka.

Votimi do të jetë më 11 qershor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, zyrtarisht në fillim të janarit nis punën dhe përfundon pas 2 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

PS dhe vendimi i SHBA për Berishën, Xhaçka: Reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon një krah dhe fuqizon një tjetër

Udhëtimi në BE dhe Greqi, Xhaçka: Po lobojmë që Shqipëria të jetë pjesë e ‘pasaportës së gjelbër’

Çështja e detit me Greqinë, ministrja Xhaçka tregon si po përgatitet Shqipëria për Hagën

Xhaçka: Bisedimet mund të hapen brenda qershorit, RMV dhe Shqipëria nuk do të ndahen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021