Shqipëria prodhon 360 kg mbetje për frymë në vit, 76% shkojnë në landfille
Shqipëria ka prodhuar mbi 862 mijë tonë mbetje në vitin 2024, ose360 kilogramë mbetje për banor. Më shumë se 75% e tyre janë trajtuar në landfille, ndërsa vetëm 10% kane shkuar per riciklim.
Në vitin 2024, Shqipëria prodhoi dhe menaxhoi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar rritje 2% krahasuar me vitin 2023.
Të dhënat e raportuara nga bashkitë, tregojnë se çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kilogramë mbetje gjatë vitit, ose 9 kilogramë më shumë se vitin parardhës.
Pjesën më të madhe e përbëjnë mbetjet familjare dhe ato të ngjashme me to, të cilat arrijnë në 80% të totalit, ose rreth 771 mijë tonë. Brenda tyre, mbetjet organike mbeten dominuese, duke zënë 57% të sasisë totale, dhe pas tyre vijnë plastika dhe letra, secila me peshë 10%.
Rritja e sasisë së mbetjeve në vend, lidhet me ndryshimin e zakoneve të konsumit dhe shtimin e paketimit plastik në treg.
Sa i përket menaxhimit, landfilli mbetet forma mbizotëruese me 76% të mbetjeve të depozituara.
Nga ana tjetër, riciklimi mbeti në nivelin 19%, një nivel i konsideruar ende i ulët në krahasim me objektivat e BE-së dhe vetëm 5 % e mbetjeve u dogjën për prodhim energjie.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta