Shqipëria vendi evropian ku diplomohen më shumë gra në shkenca ekzakte
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Evropë të grave që diplomohen në Shkencat Teknologjike dhe Inxhinieri ose Matematikë.
Pesha e të diplomuarave gra në këto disiplina në vitet e fundit ishte 53.1%. Konkretisht, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.
Megjithatë, një studim i fundit nga dy psikologë të Universitetit të Mizurit dhe Leeds Beckett ka arritur në përfundimin se barazia gjinore i mban gratë larg shkencës.
Ata e kanë quajtur këtë dukuri si “paradoksi i barazisë gjinore” dhe pretendojnë se sa më shumë që gratë e arrijnë barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak ato zgjedhin të studiojnë në profile si Shkencë, Teknologji, Inxhinieri ose Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative mes këtyre dy treguesve.
Nga grafiku i publikuar, pas Shqipërisë, përqindja më e lartë e grave që janë diplomuar në një nga disiplinat e mësipërme është Maqedonia e Veriut, me 45.1%.

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre