Shqipëria, vendi me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

1 Maj 2026 | 17:14

Shqipëri mbetet vendi me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë. Megjithe perpjekjet per zhvillimin e ekonomise dhe rritjen e te ardhurave per fryme, me shume se 40% e familjeve ne vend janë të privuara nga shumë pagesa. 

Në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rrezik varfërie ose përjashtim social, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat.

Kjo do të thotë se keto kategori përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë me intensitet shumë të ulët pune.

Ata kanë të ardhura sa 60% e mesatares kombëtare, nuk paguajnë dot fatura, shpenzime të papritura apo pushime.

Me këtë nivel përqindjeje, Shqipëria qëndron në fund të listës së shteteve europiane, ku mesatraja e kontitetitet është rreth 21%.

Përkundrejt rritjes së kënaqshme ekonomike në shifra dhe treguesve stabël makro, që ka pasur vendi vitet e fundit, niveli i lartë i këtij treguesi është një sinjal, që zhvillimi nuk ka qenë gjithëpërfshirës, përsa kohë që varfëria në vend vijon të jetë e lartë.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë, sipas të dhënave të fundit të FMN-së për vitin 2026 janë 12.5 mijë dollarë, nga 4.1 mijë dollarë në vitin 2010. Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, që e ka këtë tregues rreth 12 mijë dollarë për të njëjtën periudhë, ndërsa në 2010-n e kishte 4.8 mijë dollarë. Por, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet më e ulët se në Maqedoni, pavarësisht të ardhurave të rritura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026