Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë dhe zgjat orarin e masave kufizuese
Pas alarmit nga autoritetet britanike për shfaqjen e një varianti të ri të coronavirus-it Shqipëria ka ndjekur shembujt e shteteve evropiane duke vendosur sot mbylljen e fluturimeve për në Britani të Madhe.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu, tha sot në një konferencë për shtyp me përfaqësues të Komitetit Teknik i Ekspertëve se për këtë Shqipëria ka vendosur të pezullojë fluturimet me Britaninë duke nisur nga ora 18:00 e së martës e deri më 6 janar të vitit të ardhshëm.
Në bazë të këtij vendimi, ministrja u shpreh se të gjithë qytetarët, të cilët hyjnë në Shqipëri nga Britania e Madhe janë të detyruar të vihen në karantinë për 14 ditë.
“Kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 18: 00 e ditës së martë, datë 22 dhjetor, deri 06 janar. Po ashtu vendosjen e masës së karantinës së detyrueshme, 14 ditore për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe. Vendosja e izolimit vjen si një masë paraprake për të shmangur këtë mutacion të SARS Cov-2”, tha Manastirliu.
Gjatë konferencës për media, znj. Manastirliu listoi një sërë masash kufizuese në prag të festave të fundvitit, ku ndër to vihet re kufizimi i lëvizjes nga data 24 dhjetor deri më 4 janar nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
Masat kufizuese në prag festash:
- Kufizim i lëvizjes nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, me përjashtim personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme, të cilët duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania;
- Prej datës 5 janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim;
- Kufizim i aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast-food-eve, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery;
- Prej datës 5 janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00;
- Rekomandohet të shmangen udhëtimet dhe aktivitetet jo thelbësore;
Ajo tha se në katër javët e fundit vihet re një qëndrueshmëri e situatës së pandemisë, ndaj iu bëri thirrje qytetarëve të festojnë me familjet e tyre dhe të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.
“Në katër javët e fundit situata ka paraqitur një qëndrueshmëri lidhur me rastet pozitive të infektuara për 100 mijë banorë dhe % e pozitivitetit të rasteve”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë foli gjithashtu edhe mbi procesin e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, ndërsa tha se qeveria është duke punuar që ky proces të realizohet brenda muajve të parë të vitit 2021.
“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë për të siguruar vaksinën, po bëhen të gjitha përpjekjet. Jemi duke punuar që procesi i vaksinimit në Shqipëri të ndodhë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë jo vetëm që kemi parapaguar nëpërmjet instrumentit të Covax, dhe kemi financuar vaksinën që do të vijë përmes këtij instrumenti, por nga ana tjetër po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit. Ne po i bëjmë të gjitha përpjekjet”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran