‘Shqiponjat’ godasin 3 zonat më të rrezikshme në Tiranë për armë pa leje
Forca e posaçme ‘Shqiponja’ mban një peshë të madhe të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në kryeqytet.
Gjatë këtij viti ky repart ka sekuestruar dhjetëra armë dhe ka arrestuar disa persona në kërkim.
Gjurmimi i automjeteve të dyshuara apo mjediseve ku mund të fshihet element kriminal bëhet përmes informacioneve në rrugë operative, por edhe bashkëpunimit me qytetarët.
“Nisur nga analizat e riskut të bëra nga Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, por edhe nga analizat që ne bëjmë në forcën e posaçme ‘Shqiponja’, për rastet e kapjes së personave me armë, por edhe ne kërkim, zonat më problematike për ne janë kryesisht zona e Astirit, zona e Freskut dhe e Laprakës. Këto 3 zona për ne quhen si zona më të nxehta se zonat e tjera, ku mund të operojnë elementë keqbërës apo me precedentë kriminalë”, thotë Ismet Roqi, nënkomisar, specialist shërbimi.
Forca e posaçme ‘Shqiponja’ operon duke patrulluar në sektorë të ndarë sipas komisariateve me patrulla, automjete dhe motoristë njëkohësisht, 24 orë në 24.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta