Shqiptarët blenë 3 mld € prona, vetëm 30% përmes kredive, pjesa tjetër ‘cash’

24 Qershor 2022 | 16:13

Shqiptarët kanë blerë 3 miliardë euro pasuri të patundshme gjatë vitit të shkuar.

Të dhëna zyrtare ekskluzive për Euronews Albania tregojnë se 1/5 e prodhimit kombëtar të vendit është përqendruar në sektorin e shit-blerjeve të pasurive të patundshme.

Edhe pse tregu i investimit në ndërtim është rritur në shifra të tilla, financimi i blerjes së shtëpive përmes kredive bankare gjatë vitit të shkuar është bërë vetëm në 30% të rasteve, pjesa tjetër rezulton të jetë në formën e “cash”-it ose kursimeve bankare.

Tregu i pasurive të patundshme është pompuar shumë vitet e fundit si në anën e ofertës edhe në atë të kërkesës. Shohim shumë të mëdha parash që janë investuar në ndërtim të cilat vijnë nga burime jo formale.

Për ekspertin Zef Preçi, rritja e parave ‘cash’ në blerjen e pronave ka sjellë një tendencë të re sociale: pasuritë nuk po blihen nga shtresa e mesme dhe intelektualët, por zyrtarët e korruptuar dhe grupet kriminale.

“Nuk janë më blerës shtresa e mesme dhe ata që kursejnë, por zyrtarë që përfitojnë, një pjesë e korruptuar e tyre, bizneset që kanë pasur rritje dhe pjesa më e rëndësishme janë pjesëtarët e aktiviteteve kriminale”, thotë Zef Preçi, drejtor i qendrës për kërkime ekonomike.

Flukset e parave ‘cash’ që qarkullojnë në ekonominë shqiptare arritën në 3 miliardë euro në fund të prillit të këtij viti duke pësuar një rritje me bazë vjetore në nivelin e 130 milionë eurove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026