Shqiptarët dinë shumë pak për zgjedhjen e këshillit bashkiak
43.3% e shqiptarëve nuk janë të informuar se si zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak kur votojnë në zgjedhjet lokale. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 20.6% e tyre mendojnë se në zgjedhjet lokale ka vetëm një fletë votimi, pra ajo për kryetarin e bashkisë.
Ndërsa 22.7% nuk janë në dijeni se sa fletë votimi ka në zgjedhjet lokale. Vetëm 56.7% e shqiptarëve e dinë që në zgjedhjet lokale ka dy fletë votimi, një për kryetarin e bashkisë dhe një për anëtarët e këshillit bashkiak. Femrat janë më pak të informuara për votimin e këshillit bashkiak. Nga ata që janë të keqinformuar, 22.2% janë femra dhe 19.2% janë meshkuj.
Ndërsa kur e shohim sipas grupmoshave, 45-54 vjeçarët janë përgjigjur gabim duke thënë se ka vetëm një fletë votimi me 25.8%. Grupmosha 65-75 vjeç zë 22.7%, pasuar nga 35-44 vjeç me 22.3%, 55-64 vjeç me 19.6%, 25-34 vjeç me 17.6% dhe grupmosha 18-24 vjeç me 16.2%.
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk janë të informuar që kryetari i njësisë administrative emërohet nga kryetari i bashkisë. Të vënë para kësaj pyetjeje, 51.7% janë përgjigjur gabim duke thënë që zgjidhet me votë, 18.1% janë përgjigjur nuk e di, dhe vetëm 30.2% e dinë që emërohet nga kryetari.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor



