Shqiptarët para pasqyrës së Lea Ypit: Një portret mosbesimi dhe idealizimi
Në një bisedë të gjatë për komunizmin, demokracinë, individin, Europën dhe gjurmët që lë e shkuara, shkrimtarja Lea Ypi dhe gazetarja Ilva Tare rrahën pikëpamjet dhe emocionet e tyre për jetën në regjimin e diktatorit Hoxha dhe demokracinë që sheh me shpresë nga perëndimi.
“Shtetformimi në hijen e fuqive të mëdha ka bërë që në historinë tonë intelektuale të ketë një lloj mosbesimi që e ka karakterizuar traditën tonë të shtetformimit që në fillim,” – kështu e shpjegoi nga studio e Euronews Albania gjurmën e lënë ndër shekuj të ndërgjegjës së përbashkët të shoqërisë shqiptare, profesorja dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Në tezën e shtjelluar prej akademikes së njohur të Teorisë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës, kjo rrënjë e mosbesimit e ka çuar shoqërinë tonë herë nga varësia e thellë prej shteteve më të fuqishme, herë në izolimin total siç qe komunizmi në Shqipëri.
“Si në rastin e fëmijëve, si në rastin e formimit individual kur kjo influencë e jashtme nuk eliminohet, mbetet shumë e vështirë të arrish autonominë, pasi njeriu bëhet vërtet i lirë kur e kërkon vetë lirë”, shtoi Ypi.
Sipas shkrimtares, demokracia është një ideal për përfaqësimin e vetes, që të merren vendime që të ndihesh i përfaqësuar. “Kriza e përfaqësimit nuk është një krizë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë shtetit,” pohon ajo.
Ypi rrëfeu në studion e Ilva Now tronditjen kulturore që ajo përjetoi kur u përball me Europën, që pas viteve ’90 në Shqipëri u idealizua si model i zhvillimit.
“Personalisht u shokova kur pashë që Europa nuk ishte ajo që kisha menduar se do të ishte. Ato që ne besonim se pasuria, institucionet që funksionojnë në fakt ishin në një farë mënyre projeksioni ynë, jo se Europa ishte vërtetë ashtu,” shtoi ajo.
Sipas shkrimtares Lea Ypi, demokracia është një proces njerëzor dhe institucional që vazhdon të zhvillohet edhe në shtetet që janë në nivel më të përparuar.
Pyetjes së gazetares Ilva Tare nëse ka një regjim që është më i miri për të gjitha shoqëritë, profesorja dhe shkrimtarja Ypi iu përgjigj se demokracia qëndron si alternativa më e mirë, por ka një varësi shumë të madhe në fatin e saj kur flitet për kontekstin në të cilin institucionalizohet ajo.
“Mendoj se deri tani demokracia mbetet ideal, është ideal i vetëpërfaqësimit, ideal i vendimeve që merren në të cilat secili thotë diçka dhe përfaqësohet dhe në këtë mënyrë mbetet i lirë sepse nuk shtypet nga ligji por arrin që t’i ndërtojë ato, por në fakt demokracia deri tani në të gjitha shtetet ka qenë e tradhtuar nga rrethanat ekonomike, politike, kulturore të cilat e kanë penguar realizimin e këtij ideali,” u përgjigj znj. Lea Ypi.
Ypi tha megjithatë se i shkaktonte nënqeshje ironie fakti që aktualisht jep mësime tek studentët londinez mbi teoritë e Marksit, duke marrë parasysh të shkuarën e saj në Shqipëri, ndërsa shtoi se këto divergjenca këndvështrimesh ishin edhe më të thella në sytë e mamasë së saj, një e persekutuar e regjimit komunist që tek këto leksione një të shkuar të hidhur.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve