Shqiptari vritet me plumb në kokë, flet e motra: Thonë krim pasioni, por…
Klaudio Myrtaj, personi që shihni në foton e mësipërme, një 34-vjeçar shqiptar nga Vlora, u gjet i vrarë më datën 4 nëntor pranë vendit të punës në Itali.
I riu punonte në një punishte zdrukthuarie në Vernante, ku u gjet i pajetë me plumb në kokë nga një armë e kalibrit të vogël.
Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimën jashtë punishtes dhe e ka qëlluar pasi ka gjetur momentin kur shqiptari ishte i vetëm.
Prokuroria italiane po vijon punën për identifikimin e autorit. Paraprakisht dyshohet se krimi ka nisur për motive xhelozi, por rrethanat janë ende të paqarta sipas mediave italiane.
Policia po merr në pyetje disa persona mes të cilëve dhe të dashurën e shqiptarit.
Në një intervistë për La Stampa, motra e Klaudio Myrtaj, Desara Myrtaj, 29 vjeçe, tha se vëllai i saj nuk kishte konflikte me askënd dhe ishte një djalë i mrekullueshëm.
Ajo tha se aludimet për krim pasioni i sheh si të paqarta dhe nuk e kupton se çfarë mund të ketë ndodhur realisht. Ajo shtoi se ka besim te drejtësia italiane, në zbardhjen e ngjarjes.
“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe masterin në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd.
Përsa i përket partneres së tij, kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Nëna është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre