Shqiptarja në Florida: Kemi probleme me energjinë elektrike

4 Tetor 2022 | 07:42

Dodona dhe Ornela janë dy shqiptare që punojnë në Real Estate dhe jetojnë në Florida, aty ku dëmet nga uragani Ian janë gjithnjë e më të prekshme.

Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, Dodona tregoi se po jeton tek e motra pasi zona ku ajo jeton, rreth 1 kilometër e gjysmë më larg, është pa energji elektrike.

Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë familje në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me energjinë mund të jenë shkaktuar për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta.

Dëmtimet më të mëdha, treguan motrat, kanë ndodhur 1 milje larg detit, ndërsa zonat rrotull janë më pak të prekura.

Ato shtuan gjithashtu se lajmërimi për uraganin ka ardhur më vonë se zakonisht e për këtë arsye nuk u mor shumë seriozisht, gjë që ndikoi dhe në evakuimin e shpejtë të qytetarëve.

Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës, me erëra deri 241 kilometra në orë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026