Shtatzënia në adoleshencë sjell rreziqe shëndetësore, OBSH: 55% raste abortesh
Shtatzënia në moshë adoleshente mbetet një fenomen shqetësues në mbarë botën, me pasoja të thella për shëndetin, jetën sociale dhe të ardhmen ekonomike të vajzave të reja.
Edhe pse norma globale e lindjeve tek adoleshentet ka shënuar një rënie gjatë viteve të fundit, ndryshimet janë të pabarabarta mes rajoneve dhe brenda vetë vendeve.
Sipas të dhënave të vitit 2019, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, rreth 21 milionë vajza të moshës 15–19 vjeç mbetën shtatzënë. Gati gjysma e këtyre shtatzënive ishin të padëshiruara, duke çuar në rreth 12 milionë lindje dhe shumë raste të abortit, shpesh të pasigurt dhe të rrezikshëm për jetën e tyre. 55% e shtatzënive të padëshiruara përfunduan me abort.
Vajzat e reja përballen me rreziqe serioze shëndetësore si eklampsia, infeksione pas lindjes dhe lindje të parakohshme. Edhe foshnjat e tyre kanë më shumë gjasa të lindin me peshë të ulët dhe probleme të rënda shëndetësore.
Në vitin 2023, edhe grupmosha 10–14 vjeç u përfshi në statistika globale, me një normë lindshmërie prej 1.5 për 1000 vajza, një shifër më e lartë në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Amerikën Latine. Kjo tregon se shtatzënia në adoleshencë nuk është vetëm çështje e grave të reja, por prek edhe vajza në fëmijëri të hershme.
Faktorët që ndikojnë përfshijnë mungesën e arsimimit, statusi i ulët ekonomik, martesa në fëmijëri dhe abuzimi seksual. Në shumë vende, mungesa e aksesit në metoda kontraceptive vazhdon të jetë një pengesë e madhe për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka intensifikuar përpjekjet për të adresuar këtë çështje, duke punuar me partnerë globalë për të rritur ndërgjegjësimin, për të ndërtuar politika efektive dhe për të forcuar sistemet shëndetësore që ofrojnë kujdes cilësor për nënat dhe vajzat adoleshente.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë