Shtëpia e Bardhë: 6 fëmijë do të kthehen në Ukrainë, Melania Trump ndërmjetësoi me Putin
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të enjten se gjashtë fëmijë ukrainas do të kthehen nga Rusia te familjet e tyre në Ukrainë. Në njoftim Shtëpia e Bardhe shtoi se kjo do të ndodhë falë përpjekjeve të Zonjës së Parë Melania Trump për të përshpejtuar kthimin e tyre.
Një fëmijë i shtatë nga Ukraina do t’i kthehet gjithashtu familjes së tij më vonë këtë muaj. Ukraina thotë se gati 20,000 fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi dhe Bjellorusi, ku ndonjëherë i nënshtrohen stërvitjes ushtarake dhe detyrohen të luftojnë kundër trupave të vendit të tyre.
Melania Trump i shkroi presidentit rus Vladimir Putin në gusht në lidhje me gjendjen e vështirë të fëmijëve nga Ukraina që janë ndarë nga familjet e tyre nga lufta. Shtëpia e Bardhë tha se është hera e katërt që Zonja e Parë e SHBA-së ka kërkuar një kthim të tillë.
“Ribashkimi i fëmijëve me të dashurit e tyre në këtë rajon të botës mbetet një nga çështjet më urgjente globale sot. Jam e inkurajuar që të dyja palët mbeten të përkushtuara për të vazhduar të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në këtë luftë të tmerrshme”, thuhej në deklaratë.
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë