Shtëpia e Bardhë fshin postimin e Vance, shkak reagimet për gjenocidin armen

11 Shkurt 2026 | 17:56

Shtëpia e Bardhë ka fshirë një postim në rrjetet sociale në të cilin zëvendëspresidenti, JD Vance iu referua gjenocidit armen. Ky postim ka shkaktuar zemërim tek anëtarët e diasporës armene, si dhe tek politikanët e opozitës në të gjithë SHBA-në.

Postimi u bë gjatë udhëtimit dy-ditor të Vance në Armeni. Vance së bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance vizituan në një memorial për 1.5 milion armenë të vrarë nga trupat osmane më shumë se një shekull më parë.

Postimi, i fshirë tani në llogarinë zyrtare X të Vance, shkruante se ai po vizitonte memorialin për të nderuar viktimat e gjenocidit armen.

Kjo shënoi herën e parë që administrata Trump përdori fjalën gjenocid për të përshkruar masakrat. Një ndihmës i Vance më vonë u tha gazetarëve se mesazhi ishte postuar gabimisht në mediat sociale nga stafi që nuk po udhëtonte me Vance.

Kjo është hera e dytë që administrata përmendi gabimin e stafit për të shpjeguar përmbajtjen e saj në mediat sociale. Javën e kaluar, Donald Trump publikua një video raciste që i përshkruante Barack dhe Michelle Obaman si majmunë. Presidenti amerikan tha se ajo ishte postuar gabimisht nga një anëtar i stafit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026