Shtëpia e Bardhë intensifikon përpjekjet për të siguruar ndihmat për Ukrainën
Shtëpia e Bardhë do të rrisë angazhimin me ligjvënësit amerikanë në përpjekje për të arritur një marrëveshje dypartiake që do të ofronte ndihma ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin, ndërkohë që do të forconte sigurinë kufitare, tha një senator demokrat të dielën.
Republikanët kanë këmbëngulur se miratimi i fondeve shtesë për Ukrainën duhet të shoqërohet me ndryshime të mëdha për sigurimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Një grup senatorësh nga të dy partitë, që po përpiqen të ndërmjetësojnë një kompromis, kanë shënuar pak përparime ndërsa ka ngelur më pak se një javë përpara se Kongresi të fillojë pushimet e Krishtlindjes.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi javën e kaluar se administrata e Presidentit Biden është e hapur për kufizime të reja në dhënien e azilit për migrantët në rast të arritjes së një marrëveshjeje.
Senatori Murphy tha se kërkesat e republikanëve për sigurinë kufitare ishin “të paarsyeshme” dhe se ata “po bëjnë lojëra me sigurinë e botës” duke e lidhur ndihmën ushtarake me masat e sigurisë kufitare të Shteteve të Bashkuara.
Disa republikanë kanë bërë thirrje për dispozita ligjore për deportimin e menjëhershëm të migrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht, pa u dhënë mundësi që të kërkojnë azil. Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për të tkurrur në masë të madhe programet e Presidentit Biden që kanë lejuar qindra mijëra emigrantë të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të ligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin