“Shtëpia e Bardhë” pyet Groenlandën: Mes SHBA-së dhe Rusisë me Kinën, cilën anë do zgjedhësh?

14 Janar 2026 | 21:32

Një postim i publikuar nga Shtëpia e Bardhë ka rikthyer në qendër të vëmendjes skenarin e shumëpërfolur të së ardhmes së Groenlandës. Mesazhi, i shpërndarë në rrjetet sociale, është interpretuar si një sinjal politik që shkon përtej deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump mbi interesin e SHBA-ve për territorin danez.

Postimi ka nxitur reagime dhe debate, pasi vendos përballë një zgjedhjeje simbolike 57 mijë banorët e Groenlandës. Në një ilustrim, që dyshohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, paraqiten dy slitë qensh përballë një udhëkryqi.

Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë dhe “diellit”, ndërsa tjetra drejt një stuhie që simbolizon Kinën dhe Rusinë, dy vende që sipas Trump përbëjnë kërcënim për Groenlandën. Mesazhi shoqërohet me pyetjen e drejtpërdrejtë:
“Groenlandez, cilën rrugë do të zgjedhësh?”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026