Shtëpia e Bardhë zbulon armën “shqetësuese” në dorë të Rusisë

16 Shkurt 2024 | 11:07

Shtëpia e Bardhë  ka konfirmuar publikisht se Rusia  ka siguruar një armë “shqetësuese” antisatelitore, por theksoi se ajo nuk mund t’i shkaktojë “shkatërrim të drejtpërdrejtë fizik” Tokës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u shpreh se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë të dhënat  ku tregohet se Rusia e ka siguruar këtë armë, por shtoi se një armë e tillë nuk është ende funksionale.

Zyrtarët amerikanë janë duke i analizuar të dhënat që i kanë siguruar për këtë armë të re teknologjike dhe janë konsultuar me aleatët për këtë çështje.

“Së pari, kjo nuk është një armë aktive dhe, megjithëse përpjekjet e Rusisë për ta pasur këtë armë specifike janë shqetësuese, ajo nuk përbën rrezik të menjëhershëm për sigurinë e të tjerëve”, tha Kirby.

“Ne nuk po flasim për një armë e cila mund të përdoret për t’i sulmuar njerëzit, apo për të shkaktuar dëme fizike në Tokë”, shtoi ai.

Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA-së për këtë armë.

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i përshkroi raportimet për armën e re të Rusisë si mashtrim për ta bërë Kongresin amerikan të mbështes projektligjin për ndihmë për Ukrainën.

“Është e qartë se Uashingtoni po tenton ta detyrojë Kongresin të votojë për projektligjin për ndihmë në çdo mënyrë”, tha Peskov.

“Ta shohim se çfarë mashtrimi do të përdorë Shtëpia e Bardhë”, shtoi ai.

Kjo armë është me bazë në hapësirë dhe do ta shkelte traktatin e hapësirës ndërkombëtare, të cilin e kanë nënshkruar më shumë se 130 vende, përfshirë Rusia.

Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë të bisedojë me Mosken drejtpërdrejt për këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit “nuk është një skenë për fuqitë jashtë-rajonale për të shfaqur forcë...
11:49 | 04/07/2026

Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka

Ukraina mohoi të shtunën pretendimet se forcat ruse kishin pushtuar qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës për...
11:32 | 04/07/2026

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026