Shtëpia më e vogël në Londër në shitje për 1 milionë paundë
Shpërfillet dhe mund të mos vihet re. E vendosur mes një klinike dhe një floktoreje, shtëpia më e ngushtë e Londrës identifikohet vetëm nga një brez blu i errët. Por pesëkatëshja e vogël, që është vetëm 1.6 metra në pikën më të ngushtë të saj, është në shitje për plot 950 mijë paundë.
“Shtëpia është thjesht e vecantë dhe unike në llojin e saj. Nuk ka shtëpi të tjera në Londër që janë 2 metra me 3. Ka të tjera që janë po ashtu 5-katëshe, por nuk kanë hapësirën unike, individuale dhe historinë që i vjen nga pas,” – tha Daivd Myers, agjent shitjesh në Londër.
Prona e veçantë, dikur një dyqan kapelesh viktoriane, e pajisur edhe me magazinë, por dhe kushte jetese në katet e sipërme, është ndërtuar nga fundi i shekullit të 19-të ose fillimi i atij të 20-të.
Ajo çka e lidh me të kaluarën është një xham i modës së vjetër në hyrje, e pajisur me një llambë në formën e një kapeleje republike.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona