Gentian Zenelaj, Artan Imami dhe Indrit Çobani ishin 3 aktorët në rolin e meshkujve të dëshpëruar, në shfaqjen e dhënë në qytetin e Korçës.
“Shtëpiakë të dëshpëruar” ishte komedia që solli të qeshura tek publiku, ku flitej për marrëdhënien moderne midis burrave dhe grave
Aktorët tregojnë se ishte tematika interesante që mbushi teatrin e Korçës.
“Mosha të ndryshme, interesa të ndryshme. 3 meshkuj të ndryshëm, stereotipa që shpërfaqin problemet me gratë. Zonjat qeshnin shumë por edhe meshkujt. Komedia ecën, rrjedh. Shumë aktuale, koherente, në Francë e kanë parë 1 milion njerëz. Flet për marrëdhëniet në çift, të gjithë e gjejmë veten në shfaqje,” tha Zenelaj.
“Që shkaktoi shumë të qeshura, ku e gjejnë fuqi të qeshin aq shumë nuk e di. Është komedi hibrid, e ndjeva veten shumë mirë, jemi shok, u ndjeva shumë rehat në këtë bashkëpunim. Flet për martesën ose marrëdhëniet e nisura, gjërat që ndodhin në botë, ne e shqiptarizuam pak,” u shpreh regjisori Imami.
Publiku korçar pati mundësi ta ndiqte komedinë për 3 netë me radhë, ndërkohë që kjo shfaqje do të jepet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Të lindet një njeri”, shfaqja nisi rrugëtimin në Tiranë, sot përfundon në Shkodër
- Shfaqja ‘Big Brother Vip’, premierë në Teatrin Migjeni
- ‘Çifti i çuditshëm’ në Elbasan, komedia e Neil Simon shfaqet në teatrin “Skampa”